Tri llojet e njerëzve që duhet t’i shmangni në jetë

Diel, 28 October 2018 16:06

Nëse dëshironi të jetoni i qetë dhe i lumtur, duhet që disa lloje njerëzish të mos i mirëprisni në jetën tuaj.

Për të bërë një jetë të lumtur, duhet ta rrethoni veten me njerëz që shtojnë vlerat pozitive tek ju dhe krijojnë gjendje qetësie në ambientin ku jetoni.

Kushtojini vëmendje këtyre tre llojeve të njerëzve, për të shmangur përvojat e pakëndshme gjatë jetës suaj.

1. Manipuluesi

Ky lloj i njeriut është shumë mashtrues dhe është aq mashtrues sa që iu bën të mendoni se nuk janë të tillë. Për disa arsye, këta mund t’iu duken se janë mashtrues, por ata kanë aftësi të tilla bindëse sa që shpesh e shtyni gjykimin tuaj më të mirë ndaj tyre.

Qëllimi i tyre është që të fitojnë besimin tuaj dhe më pas ta përdorin atë për çfarëdo që ata dëshirojnë. Ndoshta është paraja juaj, gjinia, popullariteti, apo sa për t’iu vënë poshtë. Çështja këtu është që t’i besoni intuitës tuaj. Nëse dikush iu duket si mashtrues, atëherë ka arsye gjithmonë për këtë.

2. Përçmuesi

Njerëzit me këtë karakter i intereson vetëm vetja. Ky person fiton një ‘energji të veçantë’ duke i shikuar të tjerët teksa vuajnë. Duke i nënçmuar të tjerët, ky person rritë vetëvlerësimin dhe i duket vetja superior. Njerëzit janë nënçmues kur vuajnë brenda në një mënyrë apo tjetrën.

Në qoftë se ata mund t’i bëjnë të tjerët të ndjehen keq, ata ndjehen më pak keq për jetën e tyre. Çështja kryesore është që të mos i kushtoni vëmendje gjërave që ata bëjnë ose thonë. Beteja që ata janë duke e luftuar është me veten e tyre, dhe jo me ju.

3. Egoisti

Ky është një person që varet në ju vetëm sa për të fituar një imazh më të mirë për veten. Egoistët dëshirojnë të jenë në sytë e të tjerëve duke pasur një nivel të caktuar dhe nëse ata mendojnë se, duke qëndruar me ju u ndihmon atyre që të rrisin identitetin e tyre shoqëror, atëherë ata kurrë nuk do të largohen nga ju. Ata nuk janë fort të interesuar që të bëjnë shoqëri. Ata janë të interesuar që të rrisin vlerën e vetes në krahun tuaj.

Duhet ta doni veten shumë për të mos i lënë këta njerëz në jetën tuaj. Largohuni nga këta persona dhe ndiqni njerëzit të cilët përshtaten me ju dhe iu shërbejnë juve. Jeta është shumë e shkurtë për ta kaluar me njerëzit të cilët nuk e meritojnë kohën dhe energjinë tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...