Siç dihet mbretëria funksionon sipoas disa rregullave, dhe protokolleve por disa prej tyre disa herë i thyejnë ato. Po flasim për Prince Harry dhe Meghan Markle të cilët nuk ngurrojnë t’i kapin dorën njëri-tjetrit në sytë e njerëzve dhe të kameramanëve.
Por Harry-t duket se i ka shpëtuar dora në një vend jo shumë të përshtatshëm, pikërisht te të pasmet e Meghan.
Çifti po largohej nga Zelanda e Re ditën e djeshme kur u realizuar kjo foto, e cila u publikua nga një faqe në “Instagram”.
Kaq mjaftoi që ndjekësit të vërshonin me komente si:
“Ata e çuan shfaqjen e dashurisë në publik në një tjetër nivel”;
“Më pëlqen sesi ai e ka dorën në të pasmet e saj”;
“Mendoj se Princi Harry do ta marrë këtë fotot dhe do ta vendosë në kornizë”.