Halloween është një festë vjetore që festohet në 31 Tetor të çdo viti dhe sipas Live Science kjo festë daton rreth 2000 vjet më parë. Kjo festë e ka origjinën në festivalin antik të fiseve Kelte të quajtur Samhain që do të thotë ‘Summer’s end’ (Fundi I verës), ku njerëzit ndiznin zjarre të mëdhenj dhe vishnin kostume që të largonin fantazmat pasi besonin se kjo është dita kur shpirtrat e të vdekurve do të kalonin nnë botën e të gjallëve Në shekullin e tetë, Papa Gregori III e shpalli ditën e 1 Nëntorit si dita e nderimit të shenjtorëve. Nata më parë pra 31 Tetori njihej si Nata e të gjithë shenjtorëve dhe më pas mori emrin që mban edhe tashmë Halloween. Kohë më vonë dita e Halloween ka evoluar në një ditë aktivitetesh ku fëmijët dalin për ëmbëlsira në çdo derë, vishen me kostume të ndryshme dhe festojnë së bashku.
Energjia supernatyrale informon treguesit e fatit
Në traditën Kelte, Halloween ose Samhain si quhej ishte dita kur kur vija mes të vdekurve dhe të gjallëve kalohej dhe në këtë ditë priftërinjtë keltë ishin në gjendje të komunikonin me shpirtrat dhe të tregonin fatin për vitin tjetër.
Jack-o-Lanterns largo shpirtrat e këqinj
Historia e Jack-O-Lantern daton në Irlandë dhe filloi me rrepat në vend të kungujve. Legjenda thotë se një burrë I quajtur Stingy Jack futi në kurth djallin dhe I premtoi se do e lironte vetëm nëse do I premtonte se Jack nuk do të shkonte kurrë në ferr. Djalli pranoi por Jack harroi se nëse nuk do të shkonte në ferr nuk do të thoshte se do të shkonte në parajsë. Ai përfundoi në purgator dhe u dënua të endej në tokë përjetësisht si një fantazmë. Djalli I dhuroi atij një gungë qymyri të ndezur që të mund të ndriçonte rrugën e tij. Njerëzit filluan të vendosnin më pas kunguj të frikshëm në kopësht për të trembur shpirtrat si Jack of the Lantern.
Lakuriqët e natës sjellin fantazma
Një mit thotë se nëse një lakuriq nate fluturon rreth një shtëpie 3 herë do të thotë se dikush në atë shtëpi do të vdesë së shpejti. Një mit tjetër është se nëse një lakuriq nate fluturon në shtëpinë tënde do të thotë se atje ka fantazma.
Kostumet i ndihmojnë njerëzit të përzihen me fantazmat
Burime të shumta thonë se origjina e kostumeve për Halloween do të thotë të përzihesh me shpirtrat.
Merimangat simbolizojnë shpirtrat
Një supersticion thotë se se një merimangë bie në qiri dhe konsumohet nga flaka, shtrigat janë afër dhe nëse shihni një merimangë të zezë në ditën e Halloëeen do të thotë se shpirti I një personi të dashur po ju vëzhgon