Mos u çudisni nëse në një dasmë që jeni të ftuar nusja nga mesi i ceremonisë të largohet nga pista dhe të rikthehet ndryshe. Nuk është diçka që nuk e kemi parë, pasi kohët e fundit nuset e ndryshojnë modelin e flokëve dhe fustanet më shumë se dy herë. Mirëpo, kjo gjë që do t’ju tregojmë sot edhe krejt diçka tjetër: nuset kanë filluar të presin flokët në mes të dasmës.
Po, po sado “e rrezikshme” t’ju duket, ka nga ato vajza që guxojnë për hirë të risisë të presin flokët edhe në mes të dasmës. Disa nuse madje kanë rrezikuar duke i prerë ato të thara, pasi kanë mbaruar kërcimin e parë me bashkëshortin. Njerëzit kanë mbetur të shokuar nga ky ndryshim, por e kanë mirëpritur këtë "çmenduri" të nuses.