Një grua 30-vjeçare që pretendonte se kishte kryer marrëdhënie seksuale me fantazma, tani thotë se është fejuar me një prej tyre.
Amethyst Realm ka folur për dashurinë e saj të pazakontë, duke thënë se është fejuar me të dashurin e saj shpirtëror dhe po planifikon një dasmë në të ardhmen.
Ajo i tha “The Sun”: “Jemi të lidhur shpirtërisht, të bërë për njëri-tjetrin, dhe kjo kurrë nuk do të ndryshojë”.
Në të kaluarën ajo ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie me disa fantazma deri sa takoi “njeriun e saj” në Australi në fillim të këtij viti. I dashuri i saj shpirtëror nuk ka një emër, por 30-vjeçarja shprehet se nuk është e sigurt nëse burrë apo grua. Megjithatë, sikurse thotë edhe ajo vet, gjinia nuk ka rëndësi kur është fjala për fantazma.
Njeriu i saj shpirtëror i propozoi 30-vjeçares në një shpellë, tregon Amethyst. “Fjalët do të martohesh me mua bënë jehonë në të gjithë shpellën”, pohoi ajo.
“Zëri ishte i thellë, seksi dhe i vërtetë”, tregon gruaja nga Bristol e Britanisë së Madhe. Ajo shprehet gjithashtu se miqtë dhe familja e saj janë të lumtur për të. Megjithatë, 30-vjeçarja është koshiente kur thotë se ideja e të pasurit një fëmijë me të fejuarin e saj fantazmë duket e çuditshme, por beson se nuk është dhe aq në të ardhmen.