Le të tregohemi plotësisht të sinqertë. Jeta nuk të vjen të trokasë në derë, por je ti ai që e krijon ëdo ditë me zgjedhjet e tua. Ndonësë ndonjëherë lidhjet romantike nuk janë plotësisht në dorën tënde, por ka disa arsye që vërtetojnë pse jeni single.
- Nuk dilni shpesh
Nëse doni t’i thoni lamtumirë jetës beqare, e vërteta është se duhet të dilni dhe të takoni shumë njerëz. Dilni me miqtë e përbashkët, shkoni në aktivitete, mendojeni pak a shumë sikur të jeni duke kërkuar punë.
- Nuk e keni lënë pas lidhjen e fundit
E di që po gënjeni veten se tashmë s’ju intereson ish i dashuri. Jemi thuajse të sigurtë se vazhdoni ta “përndiqni” në rrjetet sociale, të ruani dhuratat që ju ka dhënë apo të kujtoni datat e rëndësishme. Epo duhet ta hidhi pas krahëve dhe të shikoni për mundësi të reja në jetë.
- Jeni më shumë përzgjedhëse se duhet
Normalisht që duhet të ruani një standard për personat të cilëve u dhuroni dashuri dhe kohë. Por kjo shpesh kthehet në të pasurit pritshmëri jo reale dhe të paarritshme. Ëdokush ka dobësitë e veta dhe nuk është perfekt.
- Vetëbesimi juaj është shumë i lartë
A nuk mendoni se qëllimi juaj në jetë është më i madh se i të tjerëve? Jeni të bindur se keni zgjedhur plotësisht rrugën e duhur në jetë? Mendoni se të tjerët kanë më pak arritje se ju? Nëse u përgjigjët me “po”, besoj se kjo është një tjetër arsye që e bën të vështirë që të tjerët të kenë një lidhje me ty.
- Vetëbesimi juaj është shumë i ulët
Në ëdo hap që hidhni jeni të pasigurtë dhe i bëni vetes miliona pyetje : “A do të më pëlqejë?” “ Ëfarë dëshiron nga unë?” etj. Hiqni dorë nga këto dhe besoni më shumë tek vetja. Një eksperiencë e keqe nuk është fundi i botës.
- Jeni shumë misterioze
Askush nuk tërhiqet nga dikush për të cilin s’di asgjë. Nëse doni të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme, është e nevojshme të ndani emocione dhe mendime me të tjerët.
- Jeni shumë të pavarur
Një lidhje përbëhët nga dy persona. Nëse mendoni se nuk duhet të sakrifikoni asnjë gje nga vetja juaj, gaboheni. Qoftë ajo koha, rutina, dieta apo ëdo gjë tjetër, ju duhet të bëni ndryshime për të “bashkëjetuar” me partnerin tuaj.