Moda ka ecur para dhe, në vend se ta mbani mbi shpatulla xhaketën, mënyra e re për t’i veshur rrobat është jarfing.
Ndonëse në gjuhën angleze jarfing ka edhe një kuptim tjetër, në botën e modës ka kuptimin krejt tjetër.
Kuptimi i jarfing në modë është akti i veshjes së xhemperit si një shall.
Kjo fjalë ka marr emrin nga ‘j’ për jumper dhe ‘arf’ për scarf (kombinim i fjalës xhemper me shall).
‘The Sunday Times Style’ thekson se jarfing është një trend në rritje e sipërm, ndërkaq shumë yje dhe ikona të modës janë parë duke e praktikuar këtë trend, prandaj zyrtarisht është edhe diçka e re.
E mira e këtij trendi është thjeshtësia dhe lehtësia që ka mjafton ta merrni një xhemper, t’i lidhni mëngët përreth qafës dhe pjesa tjetër e xhemperit të jetë prapa shpatullave tuaj.
Ekspertët rekomandojnë ta bëni këtë me xhemperë me peshë të lehtë në mënyrë që të mos keni probleme për ta mbajtur atë.