×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nëntori me fat të keq - mësoni parashikimin e yjeve për këtë muaj

Premte, 02 November 2018 08:06

Muajin tetor e lamë pas dhe zyrtarisht kemi hyrë në muajin nëntor.

Parashikimi i fatit për të gjitha shenjat dhe ato që pritet të ndodhin gjatë ditëve në vijim, në aspektin e dashurisë, punës dhe shëndetit, i gjeni më poshtë.

DASHI: Nuk do jetë një muaj i thjeshtë për marrëdhëniet nëntori. Nuk do mungojnë tensionet dhe moskuptimet, sidomos nëse në muajt pararendës ka patur kriza të tjera. Ditët e 14 dhe 15 nëntorit do jenë më të qeta për ndjenjat dhe nëse do mundni, përpiquni të flisni dhe të sqaroheni me partnerin.

 

Në këto dy ditë edhe takimet do jenë të këndshme.

DEMI: Pas një tetori jo shumë pozitiv, më në fund vjen edhe ripërtëritja për Demin. Muaji i nëntorit do jetë më i favorshëm përsa i përket ndjenjave dhe punës. Në dashuri do keni mundësi të rikuperoni një marrëdhënie që kishte përfunduar keq.

Do keni dëshirë të dashuroni dhe të ndiheni të dashuruar nga të tjerët. Do keni një rizgjim të pasionit.

Përmirësim do kenë edhe çështjet profesionale: kush ka pësuar një zhgënjim në punë, do ketë dëshirë për t’ia rinisur nga e para. Nuk do mungojnë rastet dhe mundësitë, edhe jashtë vendit.

BINJAKËT: Muaji i ri nuk do jetë shumë fatlum, sidomos përsa i përket ndjenjave. Sherret dhe diskutimet janë ‘pas dere’. Do bënit më mirë të ishit të kujdesshëm dhe të masni fjalët, përndryshe do lëndonit njeriun që dashuroni.

Fusha profesionale do jetë ‘skenar i kënaqësive’, por nga gjysma e dytë e muajit nuk do jetë e lehtë të përballoni stresin dhe nervozizmin e akumuluar.

Në këto ditë do mund të keni shqetësime fizike. Përpiquni të mos e ekzagjeroni me sforcimet dhe bëni pak pushim.

GAFORRJA: Nuk do jetë muaj i vështirë për të lindurit nën shenjën e Gaforres. Gjithsesi, nuk është për t’u përjashtuar mundësia që në gjysmën e dytë të muajit mund të lindin tensione. Gjatë këtyre ditëve mund të ndjeni rënie të energjive, të cilat do vështirësojnë marrëdhëniet me të tjerët.

Disa prej jush mund të ndjejnë gjendje jo të mirë shendetësore, si pasojë e stinës të cilat, është më mirë të mos i nënvlerësoni.

Parashikohet qetësi në fushën e dashurisë. Kush ka nisur një marrëdhënie së fundmi, do bëjë mirë të shijojë të tashmen, pa bërë shumë pyetje për të ardhmen.

Pozitivitet parashikohet edhe përsa i përket punës. Mund të jetë një muaj surprizues në të gjitha senset, në të cilin mund t’u paraqiten mundësi shumë të mira pune, madje edhe jashtë vendit.

LUANI: Muaji tetor nuk ishte i lehtë për Luanin, i cili ishte shumë nervoz për shkak të çështjeve të zemrës dhe me shqetësime fizike. Me muajin nëntor do nisë edhe rekuperimi. Në dashuri, çiftet që dolën fitimtare nga konfrontimet e muajit të mëparshëm, do kenë mundësi të rigjejnë harmoninë dhe qetësinë.

Yjet parashikojnë marrëdhënie të mira në çift, madje edhe për ato histori që kanë pak kohë që kanë nisur dhe favorizon takimet.

Shumë mirë paraqitet puna. Do jetë një muaj i pasur me kënaqësi, disa mund të marrin propozime shumë interesante. Edhe përsa i përket shëndetit, ky muaj paraqitet i favorshëm. Kurat e nisura në tetor do japin rezultat dhe do ndiheni më energjikë dhe në formë.

VIRGJËRESHA: Muaji nëntor do jetë një muaj tejet pozitiv për këtë shenjë në të gjitha aspektet. Mbarësia do ju shoqërojë kudo. Do jetë moment i mirë për marrëdhëniet ku çdo keqkuptim do sqarohet dhe do mund të rindizni pasionin.

Edhe takimet do jenë të favorizuara nga yjet, sidomos nga data 25 deri në datën 30 të muajit.

Në aspektin profesional do arrini rezultate të kënaqshme dhe do keni propozime interesante. Do ndiheni shumë energjikë e pozitivë dhe shëndeti duket mëse mirë, por rreth datës 22 mund të ketë tensione. Merrni masa dhe ruani qetësinë!

PESHORJA: Panorama e yjeve paraqitet pozitive për Peshoren gjatë këtij muaji, në të cilin ndjenjat do jenë protagoniste.

Do keni dëshirë të emocionoheni dhe të kaloni momente intime me partnerin. Për ata që janë single, do kenë mundësi për takime shumë të rëndësishme për të ardhmen. Marrëdhëniet që kanë pak kohë që kanë nisur mund të fitojnë rëndësi. Disa do bëjnë projekte të rëndësishme si bashkëjetesa, martesa apo edhe një pasardhës.

Nga 9 nëntori tranziti i Afërditës dhe Jupiterit do ketë një ndikim pozitiv mbi çështjet profesionale. Do përmirësohet sfera ekonomike dhe do jeni gati për të bërë pazarin që kishit ndërmend prej kohësh.

AKREPI: Ditët e para të muajit nuk do jenë shumë të favorshme. Mund të ndjeni shqetësime të vogla fizike dhe të mbylleni në vetvete. Por kjo nuk do të thotë se ka vetëm anën negative. Të kaloni pak kohë me veten tuaj, do ju japë mundësinë për të reflektuar në ndryshimet që do donit të bënit në jetën tuaj.

Nga 15 nëntori me Marsin tranzit, situata do ndryshojë rrënjësisht. Do ndiheni energjikë dhe dëshira për të vepruar do triumfojë.

Në punë do keni intuitë e cila do mund t’ju hapë projekte të reja.

Në dashuri do keni mundësi të sqaroni keqkuptimet e lindura më parë dhe të shijoni një periudhë qetësie dhe bashkëpunimi me partnerin. Shumë të favorizuara duken takimet.

SHIGJETARI: Nëntori i 2018 do jetë i mbarë për këtë shenjë përsa i përket punës. Gjatë muajit të ri disa mund të korrin frytet e punës së mëparshme.

Disa të tjerë mund të nisin bashkëpunime dhe projekte të rëndësishme.

Por nga data 15 e tutje do përjetoni ditë jo aq të ‘lavdishme’. Do ndiheni të zbrazët nga ana emocionale, e cila do e bëjë të vështirë përqendrimin tuaj në punë dhe mund t’ju hedhë në krahët e dikujt tjetër. Ndaj, nuk përjashtohet mundësia që të lindin tensione në dashuri. Fatmirësisht, asgjë nuk mbetet pa ua zgjidhur.

BRICJAPI: Gjatë muajit të ri kjo shenjë do jetë e preferuara e yjeve. Si në aspektin e ndjenjave, ashtu edhe në atë profesionale, asgjë nuk mund t’ju pengojë këtë muaj.

Në dashuri do jetë muaji i zgjedhjeve dhe hapave të rëndësishëm. Disa do nisin të flasin për martesë apo për një fëmijë.

Edhe takimet do jenë të favorizuara. Shumë mbarë pritet të ecë puna. Dëshira për punë do ju çojë përpara. Kini kurajon të reklamoni idetë tuaja dhe të bëni para me propozimet. Fizikisht do ndiheni në formë dhe do jetë pëeriudhë e mirë për të nisur kurat apo trajtimet specifike, të cilat do sjellin rezultate.

UJORI: Për ujorin parashikohet muaj pozitiv, sidomos përsa i përket ndjenjave. Do ketë qetësi në çift dhe nuk do mungojnë momentet e pasionit dhe intimitetit.

Për ju që jeni single, do keni mundësinë të bëni takime interesante dhe yjet do ‘mbrojnë’ marrëdhëniet e sapo krijuara. Një ‘qiell pozitiv’ do mbikqyrë edhe aspektin profesional. Muajt e kaluar mund të kenë qenë jo shumë të favorshëm, por nëntori do sjellë rikuperim.

Kënaqësistë në fushën profesionale nuk do mungojnë, por do jetë një periudhë impenjative dhe në disa momente, do mund të ndjeni stresin dhe lodhjen e akumuluar.

PESHQIT: Do jetë një muaj i vështirë për shenjën tuaj. Në dashuri, kush po përjeton një krizë prej kohësh, mund ta mbyllë atë lidhje dhe të ndërrojë faqe.

Dy javët e para të nëntorit do rezultojnë pozitive përsa i përket aspektit profesional, por nga data 15, me hyrjen e Marsit në shenjë, do mund të lindin tensione dhe rivalitet me kolegët.

Edhe përsa i përket aspektit fizik, nuk do jetë një muaj i mbarë. Stresi i akumuluar mund të sjellë vështirësi psikosomatike dhe shqetësime në gjumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...