Pas një jave të kthjellët dhe me diell, vranësirat janë rikthyer tashmë në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimeve, moti i vranët dhe me rreshje pritet të nisë prej mbrëmjes së sotme në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë. Ndërsa në Shkodër, Durrës, Lezhë, Berat dhe Gjirokastër priten rreshje me intensitet më të ulët. Temperatura do të varjojë nga 18 në 23 gradë celcius ndërsa era do të fryjë maksimalisht deri në 5.3 metra për sekond në drejtim të veri-lindjes.
Rreshjet e herë pas hershme do të vijojnë deri në fundjavë, e sipas parashikimit, rrezet e diellit pritet të rikthehen të premten, të shtunë dhe të dielë.