- 1. Aktorë si Tom Cruise, Brad Pitt, Christian Bale, Macaulay Culkin dhe Mattheë Mçonaughey morën pjesë në audicione për rolin e Jack Dawson. Kate Winslet madje bëri edhe një provë me Matthew Mçonaughey. Por në fund rolin e mori i riu dhe (asokohe jo shumë i njohuri) Leonardo DiCaprio.
- 2. As Kate Winslet nuk e pati të lehtë. Madonna, Sharon Stone, Nicole Kidman, Gëyneth Paltroë, Wynona Rider dhe Uma Thurman qenë konkurrentet e saj. Për ta fituar rolin me patjetër, Kate gjeti numrin e telefonit të regjisorit dhe e telefonoi menjëherë: "Duhet ta marr unë rolin. Do të ishe i çmendur nëse nuk do të më merrje mua." Kate e ka mohuar këtë, por ka pranuar se i ka dërguar trëndafila James Cameron- it (regjisorit) me shënimin "Nga Rose- a juaj".
- 3. Filmi Titanic kushtoi më shumë se vetë anija. Vlera e filmit qe 200 milionë dollarë ndërsa e anijes vetëm 7.5 milionë dollarë.
- 4. Sipas skenarit, Rose duhej ta gjuante të fejuarin me takë, por Kate mendoi se do të dukej më mirë nëse do ta pështynte në fytyrë. Dhë kështu u bë!
- 5. Cameron nuk dëshironte të kishte asnjë kolonë zanore në film. Por kompozitori James Horner në mënyrë të fshehtë regjistroi këngën e Celine Dion- it dhe ia dha kasetën më pas regjisorit. Këngëtarja kishte dyshimet e saj rreth këngës por kur lexoi skenarin ndryshoi mendje. Në fund të regjistrimit, të gjithë u përlotën!
- 6. Ju kujtohet fraza e DiCaprio- s: Unë jam mbreti i botës? Qe i gjithi improvizim nga ana e tij.
- 7. Filmi ka thyer shumë rekorde. Ndër të tjera, qe filmi që qëndroi për më gjatë në ekrane: 287 ditë
- 8. Fustani i Kate Winslet- it u realizua në një mënyrë që të dukej perfekt edhe i lagur.
- 9. Pjesa e drunjtë që Rose përdori për të shpëtuar është gjetur pas përmbytjes së vërtetë të anijes. Momentalisht ndodhet në muze në Halifax.
- 10. Skena ku Jack pikturon portretin e Rose është realizuar që me herën e parë pasi regjisori dëshironte të dilnin në pah emicionet e sinqerta dhe reagimet e natyrshme. Për më tepër, aktorët nuk e njihnin njëri- tjetrin. Por Winslet s’mund ta linte në dorë të fatit. Para se të nisnin xhirimet, duke ditur fare mirë ç’skenë do luhej i tregoi gjoksin Leondardo- s në mënyrë që ai të mos ndihej në siklet përballë kamerave.
- 11. Në të njëjtën skenë, Jack bëri një gabim. I tha Rose- it të shkonte në shtrat kur në të vërtetë duhet t’i thoshte të shkonte në kolltuk