Nëse je familjare me profile të ndryshme Instagram-i, të cilat vazhdimisht japin këshilla bukurie, me shumë mundësi, duhet ta kesh hasur edhe këtë.
Në fakt, kjo metodë është më e përhapura në internet kohët e fundit. Duket se është një truk që vjen nga Azia, por pastaj gjeti vend në të gjithë rrjetin e u bë popullor. Në llogarinë e @hotonbeauty, gjeni një version të ri me këtë metodë më pak se një minutëshe. Sigurisht, ju duhet ta provoni për ta bërë atë që ndodh. Kush nuk dëshiron flokë kaçurrela për një minutë?
Qëllimi i këtij truku është të futësh flokët në një shishe uji dhe pas kësaj të përdorësh tharësen me ajër të nxehtë. Kjo u shkakton flokëve një lloj vorbulle, e cila krojon shumë shpejt kaçurrelat e shumëkërkuar.
Sa për ta nisur, vendosi flokët në grykën e shishesh dhe fillo të luash me tharësen me nxehtësi të ulët.
Rezultati
Ndoshta, në fillim do të të duket një mënyrë paksa e çuditshme, por sapo kupton që funksionon, nuk do ta harrosh asnjëherë.
Nëse jeni vonë për diku dhe po kërkoni flokë të valëzuar, kjo është e vetmja mënyrë e sigurt dhe e shpejtë.