Sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se cilët janë baballarët më të mirë.
Sipas medias ato janë: demi, gaforrja, akrepi dhe peshqit.
1. Demi
Baballarët dema janë të qetë. Ata nuk i detyrojnë fëmijët e tyre të bëjnë gjëra që nuk i pëlqejnë. Sipas intv.al janë shumë bujarë dhe të përgjegjshëm. Ata shpesh mund të jenë të frikshëm kur bëhet fjalë për disiplinë, por kjo gjë i shërben pozitivisht fëmijëve të tyre në të ardhmen.
2. Gaforrja
Baballarët gaforre konsiderohen si baballarët më të dashur të horoskopit. Ata i japin suport familjes së tyre dhe nuk ankohen shpesh. Në shumicën e rasteve, fëmijët kur bëjnë ndonjë gabim, shkojnë te këta baballarë sepse e dinë që nuk marrin masa të rrepta ndaj tyre.
3. Akrepi
Sipas intv.al baballarët akrepë kanë shumë autoritet tek fëmijët e tyre dhe nuk nuk kanë frikë ta përdorin atë kur është e nevojshme. Ata janë besnikë dhe duan të jenë gjithmonë pranë fëmijëve dhe familjes së tyre.
4. Peshqit
Baballarët që i përkasin shenjës së peshqëve janë të heshtur, por i inkurajojnë fëmijët e tyre që të bëjnë miq dhe të kenë një jetë shoqërore. Ata janë shumë të përkushtuar dhe shumë të lidhur me fëmijët e tyre.