Dizajnerja me bazë në New York, Andrea Bergart, ka filluar të bëjë çanta dhe kuleta nga topat e basketbollit, por edhe nga topa të sporteve të tjera.
Asaj i kishte ardhur inspirimi kur kishte ecur rrugëve të metropolit amerikan me top basketbolli në dorë, duke pohuar se kishte ndjerë vetëbesim të madh.
Për më tepër, basketbolli është pjesë e rëndësishme e jetës së Andreas, pasi që ajo bën pjesë në një ekip basketi që po ashtu përbëhet nga dizajnerë, fotografë e shkrimtarë.
Andrea ka bërë shumë teste dhe prova deri sa ka arritur në produktin final të cilin mund ta shihni në fotografitë më poshtë: