Lorik Cana është kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare dhe ndër të parët futbollistë që ka e dërguar emrin e shqiptarëve lart në arenat europiane të futbollit. Përveç anës profesionale ku ai shkëlqen, pëlqehet nga shumë femra të showbizzi-t dhe jo vetëm.
Arjola Demiri e ftuar së fundmi në emisionin “Mirage” ku u bë pjesë e lojës “kë zgjedh”, bukuroshja u vu përpara zgjedhjes midis emrave të njohur me të cilët ajo do të kishte dëshirë të kalonte një natë. Aktorja çuditi në emision kur zgjodhi Lorik Canën, në vend të Robert Berishës: “Fillova me u skuq nga kjo pyetje…Por, preferoj Lorik Canën”.