Dashi – Mos u shqetësoni nëse e gjeni veten me shpatulla pas muri ditët në vijim, ju jeni një ndër ata lloje personash që u pëlqen të sfidohen. Zhytuni në depozitat e guximit dhe vetëbesimit e gjeni mënyrat për të zgjidhur situatën.
Demi – Dihet që jeni i paduruar për të nisur një projekt të ri, por duhet të merrni kohën tuaj dhe të mësoni mirë detajet. Edhe nëse me të vërtetë besoni se asgjë nuk do të shkojë keq, duhet ta merrni shtuar.
Binjakët – Dikush me pushtet do t’ju provokojë sot dhe do ta keni të vështirë për të mos reaguar. Kjo është edhe ajo që ata duan, pasi do u japë atyre një justifikim për t’ju kthyer edhe më ashpër. Mos bini në këtë kurth.
Gaforrja – Sa më shumë që disa njerëz do të bien dakord me njëri-tjetrin, aq më shumë ju do të dyshoni se ata po bëjnë diçka pas krahëve tuaj. Ndoshta është vetëm natyra juaj dyshuese, por planetet ju paralajmërojnë se mund të keni të drejtë.
Luani – Mund të duket se gjithçka ndodh sot nuk ka asnjë arsye logjike, por përse duhet të ketë vend për logjikë? Ju po merreni me njerëz, jo me të dhëna në dokumente.
Virgjëresha – Po, të punosh me njerëz është e mërzitshme, por këshilloheni të vazhdoni edhe për ca kohë. Fundi i kësaj jave do të sjellë mundësi të reja për ju. Atëherë dhe vetëm atëherë mund të rishikoni planet tuaja.
Peshorja – E dini shprehjen e vjetër se ‘nëse doni që një punë të bëhet, atëherë duhet ta bëni vetë’. Ky duket se është ekzaktësisht rasti me këtë fillimjave. Mos i delegoni detyrat tek të tjerët, bëjini vetë.
Akrepi – Keni tendencën të krijoni probleme dhe dita e sotme nuk do të përbëjë ndryshim. Kjo nuk do t’ju shqetësojë, por shikoni pas shpine, pasi nuk janë të paktë ata që po shikojnë të gjejnë mënyrat t’ju dëmtojnë.
Shigjetari – Ju nuk jeni ndër ata njerëz që dorëzohen kur sfidohen, por duhet të tregoni shumë kujdes që të mos bëni armiq të panevojshëm.
Bricjapi – Ngjarjet e ditëve të ardhshme do të trondisin themelet e të gjithë planeve që keni. Megjithatë, nga kaosi do të lindin mundësi të reja. Duhet të jeni i gatshëm për t’i shfrytëzuar.
Ujori – Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar të tjerët nganjëherë është t’i lësh të përballen të vetëm me problemet e tyre. Mund të duket pak e pamëshirshme, por disa individë janë mbështetur tek ju më shumë seç duhet. Është koha që të marrin përgjegjësi.
Peshqit – Është koha të mos tregoheni të shkujdesur, por të shtrëngoni rripin e sigurisë. Mendoni për reputacionin tuaj. Ruajeni dhe përmirësojeni.