Arkitekti që po transformon qytetet në pyje vertikale

Tuesday, 20 November 2018 10:58

“Il Barone Rampante”, shqipëruar “Baroni mbi pemë”, është libri që ka frymëzuar që nga koha e fëmijërisë, arkitektin e famshëm italian Stefano Boeri. Pikërisht historia e djalit që ngjitet në një botë të mbushur me pemë dhe zotohet të mos kthehet kurrë më prej andej ka bërë që Boeri të fiksohet pas pemëve.

 “Mendoj se pemët janë individë, – thotë Boeri në një intervistë telefonike për CNN. – Secila prej tyre ka evolucionin e vet, biografinë e vet dhe formën e vet”.

E duket se është pikërisht “ëndrra” e një fëmije që bëhet realitet, teksa sheh ndërtesën më të famshme të këtij arkitekti italian, “Bosco Verticale”, apo “Pylli vertikal”, i ndërtuar në vendlindjen e tij Milano. Një kompleks banimi i veshur me gjelbërim, me fasada të transformuara në diçka “të gjallë”, me organizma që “marrin frymë”.

Dy kullat rezidenciale të këtij projekti, 80 dhe 112 metra secila, kanë si pjesë të tyre 20 mijë pemë, shkurre dhe bimësi. Ato duket sikur dalin nga ballkonet asimetrike dhe kacavirren në anët e strukturave. E sipas përllogaritjes së Boerit, kemi dy pemë, 8 shkurre dhe 40 bimë për çdo banor të kompleksit rezidencial.

Përfitimet e supozuara të këtij projekti arkitekturor në formë kopshti e kalojnë aspektin estetik. Gjelbërimi siguron hije për apartamentet, përfitime psikologjike për banorët dhe po ashtu edhe një strehë për kafshë shtëpiake ose jo. Sipas Boerit, ka “qindra zogj, të 15 llojeve të ndryshme” që kanë bërë fole në katet e ndryshme të godinës.

Por, pretendimi që e bën më krenar arkitektin italian është fakti se, ndërtesat në fjalë janë të afta të absorbojnë 30 tonë dyoksid karboni dhe të prodhojnë 19 tonë oksigjen në një vit, gjithnjë sipas studimit të tij, me një volum pemësh të barasvlershëm me një pyll prej mbi 20 mijë metra katrorë.

“Aftësia për të zgjeruar hapësirat e blerta brenda dhe përreth qyteteve tona është një nga mënyrat më efiçente në përpjekjet tona për të luftuar ndryshimet klimatike, – thotë Boeri. – Ndaj, një pyll vertikal është një nga mënyrat e mundshme…për të zgjeruar sipërfaqet biologjike, qoftë horizontalisht, ashtu dhe vertikalisht. Zgjidhje nuk janë vetëm kopshtet. Përse të mos kemi bimësi edhe në anët e ndërtesës?”.

Në shtator, “Pylli vertikal” i Boerit u zgjidh mes 4 finalistëve për Çmimin Ndërkombëtar “RIBA”, trofe që jepet çdo dy vite e që vlerëson ndërtesat e reja më të mira të botës. E pas përgëzimeve të shumta, Boeri pretendon se asnjë çmim nuk ka rëndësi më shumë sesa suksesi real i projektit, që të shërbejë si prototip edhe për qytete të tjera. Në fakt, firma e tij ka zbuluar planet për “Pyje vertikale” të reja në qytete europiane si Treviso në Itali, Lozana në Zvicër dhe Utrehti në Holandë.

Ndërkohë, në qytetin kinez Liuzhou, të provincës Guangxi, ai është arkitekti i një “perandorie pyjore”, nëse do ta quanim të tillë “Qytetin pyjor” që pritet të përfundojë në vitin 2020, e që përfshin shtëpi të mbuluara nga pemët, spitale, shkolla dhe blloqe zyrash, në një sipërfaqe prej 1.4 km katrorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...