Aktori Brad Pitt ka ndërtuar një park të bukur në oborrin e shtëpisë së tij pasi vazhdon lufta për të fituar kujdestarinë e fëmijëve.
Në vilën e tij është shtuar një pishinë, një shtëpi në pemë, një kështjellë prej gome, si dhe një ambient për të luajtur me ‘skateboard’.
Pas divorcit me Angelina Jolie, ka patur hetime rreth shërbimeve që ata mund t'i ofrojnë fëmijëve. Brad Pitt nuk mjaftohet me kohën e limituar që i ka dhënë gjykata, prandaj ka menduar diçka të re për të fituar më shumë kohë qëndrimi me ta.
Ai po mundohet të fitojë betejën me ish-partneren dhe të rrëmbejë zemrat e tyre me parkun e lodrave që ka ndërtuar.
Të dy janë prindër të gjashtë fëmijëve, të cilët gjatë kësaj kohe kanë qëndruar në shtëpinë e Angelinës.