Produktet Dolce & Gabbana janë hequr nga faqet e blerjeve online në Kinë, si reagim ndaj një reklame të diskutueshme të markës së famshme.
Firma postoi një video këtë javë ku shihej një model kinez që 'lufton' për të ngrënë makarona dhe pica me shkopinj.
Fushata u akuzua për minimizimin e kulturës kineze dhe promovimin e stereotipeve të pahijshme.
Ndërsa polemika rrezikon të privojë Dolce & Gabbana-n nga një nga tregjet më luksoze në botë.
Familjet në Kinë kanë bërë thirrje për bojkot të markës.
Kriza e markës u përkeqësua kur mesazhe të bashkë-themeluesit të Stefano Gabbana, që përfshinin komente ofenduese për popullin kinez, u bënë virale.
Firma kërkoi falje, por tha se llogaria e saj në Instagram dhe ajo e stilistit Gabbana ishin hakuar.
"Ne nuk kemi asgjë tjetër veçse respekt për Kinën dhe popullin e Kinës,"-tha një mesazh firma.
Firma italiane anuloi shfaqjen e saj të modës në Shangai në fillim të kësaj jave.
Por reagimi ka vazhduar ndërsa shitësit në Kinë hoqën markën nga tregjet e tyre online.
Të premten, produktet e Dolce & Gabbana nuk ishin të disponueshme në Kinë në faqet e mëdha të tregtisë online si Taobao dhe JD.com, si dhe platformat më të vogla Kaola dhe Secoo.