Shefi i mirënjohur i kuzhinës shqiptare, Sokol Prenga, ishte i ftuar në Ftesë në Pesë me Bieta Sulon, për të folur mbi eventin e prezantimit të gatimeve tona tradicionale në Lisbonë.
Ai foli për pjatat tradicionale shqiptare që u promovuan, duke përmendur kulaçin me mjaltë, sallatën e bregut dhe përsheshin me kaposh, por surpriza ishte një pije e veçantë, e njohur si “pija energjike e çobanëve”.
Bëhet fjalë për një përzierje të dhallës me mente dhe nenexhik, që krijon një shije të freskët dhe mjaft të preferuar për çobanët.
Top Channel