Lorik Cana para pak kohësh bëri me dije se po punon për një film që mban emrin e tij.
Ditën e sotme filmi kushtuar ish kapitenit ka premierën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Loriku nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku zbulon edhe trailerin e filmit dokumentar.
Futbollisti ka zgjedhur që të tregojë vetë historinë e jetës, duke zbuluar çdo hap të rëndësishëm të jetës së tij.
Në fillim dokumentari hapet me vendlindjen e Lorikut, Gjakovën, më pas vazhdon tek suksesi i madh në skuadrën e “PSG”.
Në këtë film nuk kishte si të mungonte edhe periudha më e bukur e karrierës, pikërisht kombëtarja shqiptare.
Pjesë e dokumentarit janë bërë edhe personazhe të rëndësishëm për Lorikun, të cilët kanë zgjedhur të flasin për talentin shqiptar.