Ndarja e koreografit të njohur Albi Nako me balerinën Klaudia Pepa bëri bujë të madhe. Por pavarësisht se ata nuk janë më bashkë, gjithmonë kanë treguar se vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie miqësore me një-tjetrin.
Së fundmi balerina e njohur e cila jeton në Itali, është kthyer në Shqipëri për prezantimin e “Kënga Magjike”, krah Ardit Gjebreas dhe Bora Zemanit.
Për emisionin “Thumb”, Klaudia ka treguar për herë të parë edhe përballjen me ish-bashkëshortin e saj, Albi, gjatë provave të spektaklit.
Para ca ditësh ishte me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova”, ka treguar Klaudia.
Ndërkohë kujtojmë se ka disa muaj që po përflitet për një lidhje të mundshme mes Albit dhe Albas, por deri tani dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Panorama Plus