Territori shqiptar vijon me mot të paqëndrueshëm rrjedhimisht vranësira të shpeshta do të alternohen me kthjellime duke sjellë shira të përkohshëm në zonat Lindore të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 1-2°C, më e ndjeshme gjatë mesditës.
Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.