Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të angazhuara shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë ka sjell një numër të projekteve muzikore si dhe po vazhdon të mbajë disa koncerte.
Por, ajo nuk po i lë pas vetes edhe të afërmit dhe miqtë sidomos familjarët, të cilëve iu rikthehet edhe me mesazhe përmes rrjeteve sociale. Në disa mesazhe të ndryshme në llogarinë personale në Instagram, këngëtarja shqiptare ka shkruar “Të rritësh fëmijë nuk do të thotë thjesht t’i ushqesh dhe t’u vendosësh një çati mbi kokë. Duhet t’u mësosh dashuri, dhembshuri, të drejtën nga e gabuara”, shkroi fillimisht biondina.
Këngëtarja shton se nëna e saj i ka bërë këto gjëra, madje thotë se kjo është puna më rëndësishme që bëjnë të gjitha nënat.Lexo po ashtu:
Bebe Rexha ‘elektrizon’ publikun në Çikago, shfaqet atraktive në të bardha në koncertin e fundit
“Kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë. Mamaja ime i ka bërë të dyja. Një duartrokitje për Bukie Rexha. Të dua mami”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, artisja është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.