Për të dytin vit radhazi, Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga ”Forbes”. Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen.
Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha Adidas, Estée Lauder dhe Calvin Klein.
Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me Swarovskin, Away, dhe Adidas. Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Shikoni listën e plotë të modeleve më të paguara të 2018:
1) Kendall Jenner: 22.5 milion dollarë
2) Karlie Kloss: 13 milionë dollarë
3) Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milion dollarë
5) Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë
7) Gigi Hadid: 9.5 milion dollarë
8) Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë
10) Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë
Megjithatë Kendall mund të jetë modelja më e paguar në botë, por nuk është anëtarja e klanit Kardashian / Jenner më e paguar. Motra e saj Kylie Jenner mban titullin, duke fituar rreth 166.5 milionë dollarë në një vit.