Rihanna, ka vendosur t’i kthehet muzikës.
Ajo ka treguar për fansat se albumi i ri i saj do të dalë në 2019-ën. Ende nuk dihet se sa këngë do të përmbajë albumi i këngëtares. “Diamonds”, “Man Down”, “What’s my name?”, “Te amo” janë vetëm disa nga hitet e këngëtares së njohur. Por duket se ajo ka hequr dorë nga muzika për një periudhë kohe, sepse është angazhuar me aktivitete të tjera, megjithëse vazhdon të jetë mjat aktive në rrjetet sociale. Kujtojmë që, Rihanna ka qenë aktore në filmin “Oceans 8”.
Këtë herë, Rihanna ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe ka treguar që albumi i ri do të dalë shumë shpejt.