Vajza e katërt e Mbretëreshës Viktoria vdiq pa i paguar 15 monedha një tregtari cigaresh në Londër, sipas disa dokumenteve të zbuluara.
Princesha Louise vdiq në vitin 1939, në moshën 91 vjeçare, me një faturë të papaguar të cigareve në R Lewis Limited, që ndodhej pranë Buckingham Palace dhe Pallatit të Shën Jakobit.
Arkivi Kombëtar në Kew publikoi detajet e pasurisë së princeshës Louise më parë këtë vit. Historianët u shprehën se publikimi i dokumenteve të tilla personale është "shumë i pazakontë, pasi ato zakonisht vulosen.
Princesha, një artiste e njohur, ishte fëmija i gjashtë dhe vajza e katërt e Mbretëreshës Victoria dhe Princ Albert. Ajo ishte e njohur për mënyrën e saj të pazakontë të jetesës.
Pasuria e Princeshës Louise
Sipas dokumenteve, Princesha la 239.260 paund, 18 monedha dhe gjashtë pence (monedha me vlerë të vjetra, të tërhequra nga tregu në viti 1980), që sot do kishin një vlerë më shumë se 70 milionë paund.
Megjithatë, fatura prej 15 monedhash për cigare mbeti e papaguar.
Biografja e Louise, Lucinda Hawksley tha se princesha ishte një duhanpirëse "e zjarrtë" por e mbajti të fshehtë nga nëna e saj, që e urrente këtë zakon.
Vetëm vëllai i saj, Edward VII, që u bë mbret në vitin 1901 lejohej të pinte cigare në dhomat e duhanit në pallatin mbretëror.
Princesha Louise ishte gjithashtu një artiste e talentuar.
Skulptura që i bëri Mbretëreshës Victoria ende qëndron në Kensington Palace dhe kishte miqësi me shumë artistë të mëdhenj të asaj kohe.