Artistja e madhe me famë ndërkombëtare Inva Mula, si rrallë herë ka folur për marrëdhenien e saj me djalin Anthony.
Gjatë një interviste për revista “Who”, ajo ka treguar se është krenare për të pasi nuk i ka nxjerrë asnjë proble, por siç rrëfen ajo e ka pasur si plagë që nuk arrinte të ishte pranë djalit.
“Jam krenare në radhë të parë që është një djalë i mirë. Një djalë, i cili nuk më ka nxjerrë asnjëherë asnjë problem. Jeta ime ka qenë dhe është shumë aktive, nuk kam qenë një mama e zakonshme që shkoja në çdo moment ta prisja në shkollë, të isha me atë të bëja mësimet dhe e kam pasur si plagë që nuk arrija dot të isha pranë djalit tim. Në këto kushte kam njohur edhe fëmijë të kolegeve të mia, të cilët kanë marrë një rrugë jo të mirë. Falenderoj Anthony-n për këtë gjë, sepse ka ditur të sillet, ka ditur të mbijetojë vetëm edhe kur ka qenë shumë i vogël. Por të qenurit muzikant, artist, është zgjedhje e tij, prapë nuk është një detyrim, përkundrazi unë nuk do doja që Anthony të ishte artist pasi e njoh çmimin e sakrificës. Por Anthony e zgjodhi vetë. Tani që e zgjodhi vetë unë jam krenare për arsye se zgjodhi një profesion, i cili është në dejet e tij, një profesion që atë e bën një njeri të lumtur.”- shprehet Inva.