Lajmi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bërë prindër për herë të parë bëri bujë në rrjetet sociale. Por çifti ka filluar të tregojë detaje rreth vajzës së tyre. Së fundmi Bes Kallaku i ftuar në Rudina në Tv Klan ka folur për vështirësitë e të qenit baba. Aktori tha se vajza fle në krevat me ta dhe se ai fle në cep të krevatit, me kokën tek komodina që ka pranë.
Biseda në studio:
Rudina Magjistari: Si do ta përkufizoje veten si baba? Është bërë vajza 5 muajshe tashmë…
Bes Kallaku: Muajt e parë për çdo çift janë ato muajt kur ti kërkon gjumë me qera ose për ta blerë, sidomos gjumë nate.
Rudina Magjistari: Ndodh që vajzën se vë dot në gjumë Xhensila dhe fle me ty?
Bes Kallaku: Ndodh që unë sapo e kam vënë në gjumë, vjen Xhensila dhe e zgjon duke e puthur. Pastaj thotë nuk ka gjë se tani ka orarin të pijë. Por ndodh edhe që vajza është në gjumë dhe unë nuk jam duke bërë asgjë, thjeshtë shkruaj në kompjuter dhe vajza zgjohet dhe Xhensila më kthehet: Të kam thënë 100 herë, pse i bën kto gjëra.
Erjon Isai: Kur u bë baba, muajin e parë më tha: Aq pa gjumë jam sa mund të fle në hekur tek paralele.
Bes Kallaku: Aq i lodhur isha. Vajza fle me ne dhe unë fle në cep të krevatit. Anash krevatit kam një komodinë dhe vetëm koka më rri në komodinë dhe këmbët më rrijnë si Nadir Murra. Fle drru.