Ka shumë pak prova se përdorimi i ekranit për fëmijët është i dëmshëm në vetvete, thonë udhëzimet nga disa pediatër. Prindërit duhet të shqetësohen më pak për aq kohë sa ata e kontrollojnë kohën e fëmijëve të tyre para ekranit, sipas udhëzimeve.
Ndërsa udhëzimi shmang vendosjen e afatit kohor të kohës para ekranit, rekomandon që mos t’i përdorin ato në orën para kohës së gjumit. Ekspertët thonë se është e rëndësishme që përdorimi i pajisjeve të mos zëvendësojë gjumin, ushtrimet fizike dhe kohën me familjen.
Ndërkohë, një studim i veçantë ka gjetur se vajzat kanë dy herë më shumë gjasa të tregojnë shenja të simptomave depresive të lidhura me përdorimin e mediave sociale në moshën 14 vjeçare krahasuar me djemtë.
Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, i cili mbikëqyr trajnimin e specialistëve në mjekësinë e fëmijëve, ka publikuar disa udhëzime për fëmijët nën 18 vjeç. Në udhëzime nuk ka dëshmi të mirë se koha përpara një ekrani është “toksike” për shëndetin, siç thuhet ndonjëherë.