Leximi duhet të jetë prioritet, e thotë edhe shkenca

Diel, 13 Janar 2019 10:09

Më shumë se 25% e amerikanëve të rritur e kanë pranuar se nuk e kanë lexuar as edhe një pjesë të vetme të një libri gjatë vitit të kaluar. Kështu thonë statistikat që vijnë nga “Pew Research Center”.

Nëse jeni në mesin e atyre njerëzve që nuk lexojnë fare, atëherë më poshtë do t’ju sjellim shkencën që e mbështet idenë se leximi është gjëja më e mirë për ju në shumë aspekte të ndryshme.

Leximi i librave triller ju ndihmon të jeni më mendjehapur dhe më kreativë.

Sipas hulumtimeve të kryera nga Universiteti i Torontos, pjesëmarrësit e studimit të cilët kishin lexuar histori të shkurta fiktive kishin rezultuar të jenë shumë më mendjehapur sesa lexuesit e eseve.

Autorët kishin thënë se, përderisa leximi i librave jotriller u mundëson studentëve të mësojnë mbi një çështje të caktuar, mund të mos u ndihmojë gjithmonë të mendojnë rreth saj.

Personat që lexojnë libra jetojnë më gjatë. Të paktën kështu thonë hulumtuesit e Universitetit të Yale-it të cilët kishin studiuar 3635 persona më të vjetër se 50 vjeç dhe kishin zbuluar se ata që lexojnë libra 30 minuta në ditë jetojnë mesatarisht 23 muaj më gjatë sesa lexuesit e revistave, ose se ata që nuk lexojnë fare. Siç duket, praktika e leximit të librave krijon angazhim konjitiv që përmirëson shumë gjëra, përfshirë fjalorin, aftësitë e mendimit dhe përqendrimin. Gjithashtu ndikon edhe në inteligjencën emocionale, perceptimin social, etj.

Leximi i 50 librave në vit është diçka që shumë lehtë arrihet. Ndonëse leximi i një libri në javë mund t’ju duket si e pamundur, faktikisht është diçka që shumë lehtë mund ta bëjnë edhe personat me axhendën më të ngarkuar.

Login to post comments