Sapo keni dalë nga bankat e shkollës dhe nuk jeni asnjë eksperiencë në profesionin që keni përfunduar studimet?
Të punësoheni në vendin e punës që doni pa patur eksperiencë të mëparshme është e mundur, shkruan Forbes.
Më poshtë renditen 7 pikat që mund të keni një punë të mirë edhe pa qenë ndonjëherë i punësuar. Kjo nis nga vlerësimi i punës së parë që ju ofrohet dhe puna që duhet bërë për të arritur sa më lart.
1.Mos e mbivlerësoni vetën
Të kesh vetëbesim është diçka e mirë por të mbivlerësoni vetën, jo edhe aq. Punëdhënësit e dallojnë arrogancën e mendjemadhësinë. Jini të thjeshtë. Pranoni mangësitë tuaja, por tregoni se jeni gati të punoni akoma më shumë për t’i përmirësuar ato.
2.Kaloni më shumë kohë me veten dhe më pak në rrjetet sociale
Njerëzit ankohen se janë “shumë të zënë”. Por a janë vërtet? Konsideroni këtë statistikë: Sipas statistikave mesatarisht, njerëzit shpenzojnë 50 minuta në ditë në Facebook, Instagram dhe Messenger. Kjo është më shumë se një ditë në muaj! Mos hiqni dorë tërësisht nga rrjetet sociale pasi nëse do përdoreshin në mënyrën e duhur ato kanë shumë informacion dhe përfitime. Por mund të zgjidhni ta moderoni siç duhet kohën e shpenzuar për to. Kaloni më shumë kohë me veten, lexoni më shumë, informohuni më shumë.
3.Mos i varni shpresat në librat apo konferencat “ndryshojnë jetën”
Pavarësisht gjithë përmbajtjes dhe informacionit të vlefshëm që ato kanë mos shpenzoni kohën tuaj. Asnjë libër që ju udhëzon për jetën nuk do t’ju a ndryshojë atë vetëm nëpërmjet leximit. Duhet të dilni, të provoni, të humbisni, të praktikoheni. Të nxirrni në pah potencialin tuaj. Edhe me të gjithë përmbajtjen e madhe atje, duhet të mbani mend: nuk mjafton ta konsumoni atë. Ju duhet ta thithni atë. Praktikoni atë. Jetoje atë.
4.Të gabosh nuk ka asgjë të keqe
Për të qenë afër perfeksionit duhet më parë të kaloni mbi një varg të gjatë gabimesh. Dhe ky nuk është aspak problem. Shumë nga njerëzit më të suksesshëm në botë kanë kaluar nëpër mjaft vështirësi për të arritur aty ku janë, shkruan TCH. Mësoni nga gabimet tuaja për tu bërë akoma më të mirë. Çdo ekspert ishte një herë një fillestar. Duhet të fillosh diku për të fituar përvojë.
5.Jini të sinqertë, madje edhe në rrjetet sociale.
Ngjarjet në rrjetet sociale janë në shumicën e rasteve: false dhe të detyruara. Ju nuk keni pse jeni. Gjeni mënyra për të ndihmuar të tjerët. Jini altruist. Kur vjen puna për një mundësi pune, të tjerët do të jenë më të gatshëm t’ju marrin ju.
6.Përgatitu për refuzime
Mbase nuk do ta keni fatin të pranoheni në punën e ëndrrave që në tentativën e parë. Tregohu më i duruar dhe mos reshtni së kërkuari. Refuzimi është diçka e mirë. Është pjesë e procesit dhe e të përpjekurit mjaftueshëm. Mos e merrni personalisht dhe mos hiqni dorë.
7.Mos jini shumë përzgjedhës që në fillim. Duhet ta nisni nga diku.
Mos u shqetësoni. Puna juaj e parë në një industri të re nuk është e thënë të jetë puna që ju imagjinoni. Mjafton ta nisni nga diku. Me kalimin e kohës nëse punoni me veten dhe përkushtoheni do të dalloni dhe kështu puna e radhës do të jetë akoma më e mirë. Tregoji veten.
Duhet kohë dhe përpjekje për të gjetur punën e ëndërruar në industritë e sotme. Megjithatë duke përdorur këto taktika do të keni një ndihmë për të arritur atje ku ju dëshironi e të filloni mbarë karrierën tuaj.