Tenisti i njohur Rafael Nadal është fejuar me të dashurën e tij Mery Perello, pas një lidhje të gjatë 14 vjeçare. Sipas revistës “Hello”, në vjeshtë kampioni i tenisit do të lidhë kurorë në Majorka pas fejesës sekrete që është mbajtur 8 muaj më parë.
Nadal dhe Meri Perelló janë një nga një nga çiftet më të qëndrueshëm në botën e sportit dhe në Spanjë martesa e tyre me siguri do të jetë një nga ngjarjet më të pritura të vitit 2019.
Mësohet se tenisti spanjoll 32-vjeçar i ka propozuar 30-vjeçares përgjatë një udhëtimi romantik që kanë bërë në Romë në muajin maj.
Bukuroshja, që i ka vjedhur zemrën sportistit punon në sektorin e sigurimeve dhe është diplomuar në biznes. Prej vitesh, ajo punon si drejtoreshë projekti Rafel Nadal Foundation, fondacioni bamirës që ai ka krijuar gati 10 vite më parë.