Të gjithë duan që të kenë flokë të bukura dhe të shëndetshme. Dhe ka shumë të tillë që vuajnë nga rënia e tyre, por rritja e tyre në mënyrë të shëndetshme është e vështirë.
Sipas një hulumtimi të bërë në SHBA, 85 për qind e meshkujve amerikanë kanë përjetuar rënie të flokëve nga mosha 35 vjeçare dhe 25 për qind e tyre kanë filluar të kenë rënie të flokëve nga mosha njëzetvjeçare.
Mirëpo, çelësi i shëndetit është një ushqim i mirë dhe i pasur me fibra dhe vitamina që i nevojitën organizimit.
Më poshtë janë disa ushqime që ndihmojnë rritjen e flokëve:
Zarzavate të gjelbra
Frutet agrume
Patatet e ëmbla
Vezët
Avokado
Lajthitë dhe farat