Shkencëtarët shuajnë kureshtjen e njerëzve, zbulojnë arsyet pse partnerët tradhtojnë

E Enjte, 07 November 2019 15:07

Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme tradhtie nga persona që njohim, ose kemi parë filma me histori ku në qendër ka qenë tradhtia e njërit prej partnerëve. Mirëpo, çfarë e shtyn një person të tradhtojë? Shkencëtarët na tregojnë 3 arsye pse tradhtojnë partnerët:

Mungesa e intimitetit emocional

Pamundësia për të realizuar biseda me personin e zemrës dhe mungesa e mbështetjes i shtyn gratë dhe burrat të tradhtojnë. Ekziston një sterotip që motivi kryesor që një burrë tradhton është: seksi. Mirëpo, e vërteta duket të jetë ndryshe. Këshilltari i martesave Gary Neuman thotë se 47% e klientëve të tij meshkuj kanë tradhtuar pasi kishin mungesë komunikimi emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë, sepse burrat nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë nuk e kuptojnë faktin se i dashuri i tyre ka nevojë për mbështetje. Ato mund ta kuptojnë këtë gjë më vonë ose madje edhe mund ta injorojnë.

Ndikimi i eksperiencave të mëparshme dhe shoqëria

Nëse një person ka tradhtuar më parë, ekziston një propabilitet i madh që ata të veprojnë njësoj me një partner të ri. Është interesante si njerëzit përreth ndikojnë gjithashtu në prirjen e dikujt drejt pabesisë. Në një sondazh anonim, më shumë se 75% e burrave që kryenin tradhti bashkëshortore treguan se miqtë e tyre gjithashtu i tradhtojnë gratë.

Marrëdhëniet intime të mërzitshme

Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale të një personi është arsyeja pse 70% e burrave dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë. Kjo nuk do të thotë që personat që tradhtojnë kanë pasur një marrëdhënie me probleme dhe skandale. Jo, jo. Ata thjesht kanë vendosur të tradhtojnë, sepse intimiteti nën çarçafë nuk ju pëlqen më. Madje ju duket i mërzitshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...