11 shenjat që tregojnë, se mund të kesh personalitetin më të rrallë në botë

E Enjte, 21 November 2019 14:40

Sipas një studimi të famshëm ekzistojnë 16 lloje të ndryshme personaliteti, të ndara në katër kategori. Rreth 98% e njerëzve kanë një nga 15 llojet e parë, ndërkohë 2% kanë personalitetin më të rrallë. Katër kategoritë mbi të cilat klasifikohen tipet e personaliteteve, janë: ekstroversioni ndaj introversionit, ndjeshmëria ndaj të logjikuarit, paragjykimi ndaj të perceptuarit,  si dhe të menduarit ndaj ndjeshmërisë.

Por le të hyjnë direkt e në temë, cili është personaliteti më i rrallë në botë? Këto janë cilësitë e tij :

Cilësia është më e rëndësishme për ta, sesa sasia.

Kur kalojnë kohë me dikë duan të flasin për gjëra të rëndësishme dhe e urrejnë të bëjnë muhabete koti, pasi për ta nuk ka kuptim ta shpërdorojnë kohën kot. Kur dikush apo diçka nuk është interesante për ta, ata e humbasin interesin për atë person, apo për atë gjë.

Fitojnë besim shumë shpejt.

Ka diçka në personalitetin e rrallë që i bën personat e tillë, të besohen shumë prej të tjerëve. Nuk është e pazakontë që persona të huaj, të flasin me persona të tillë për çdo gjë, edhe për problemet e tyre shumë personale.

    Janë empatikë.

Këta persona i njohin mirë ata që janë duke kaluar në vështirësi, apo nëpër trauma, edhe pa u thënë asgjë. Ata arrijnë të shohin shumë qartë përtej aparencës.

    I urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët me nënkuptim.

Vlerësojnë të vërtetën dhe kërkojnë kuptimin e jetës, arsye për të cilën i urrejnë gënjeshtrat, apo situatat kur dikush është duke i manipuluar.

    Janë introvertë, edhe pse shihen si ekstrovertë.

Kjo ndodh për shkak se ata përshtaten me çdo situatë, edhe me ato më të vështirat.

    Kanë bindje të forta.

Kur personat me këtë tip të personalitetit besojnë në diçka, e bëjnë papushim dhe nuk është e lehtë t’i shpërqendrosh. Në të kundërt, kur nuk janë dakord me diçkka, e tregojnë në mënyrë shumë të hapur.

    Kanë pak miq, por i kanë të vërtetë.

Mbajnë pranë vetes shumë pak miq, të cilët i zgjedhin me shumë kujdes. Dhe këta persona duhet të ndihen me fat që i kanë në jetën e tyre, sepse pranë do të keni një person tepër besnik dhe të dashur.

    Punojnë më mirë të vetëm, ose në grupe të vogla.

Preferojnë më tepër qetësinë, se sa rrëmujën që ekziston në grupe të mëdha. Ata japin më shumë rezultat kur punojnë të vetëm, si dhe krijojnë besim të plotë tek vetja e tyre.

    Kërkojnë perfeksionin.

Gjithçka që kërkojnë ta bëjnë, duan ta bëjnë mirë. Kjo është një thikë me dy presa, sepse mund të bëjnë një punë shumë cilësore, por të ndjehen të frikësuar se mund të marrin kritika dhe kjo i bën që shpesh të ndiejnë frikën e dështimit, apo të ndihen të papërshtatshëm diku.

    Kanë dhuntinë e të shkruarit dhe kreativitetit.

Kjo është arsyeja se pse shumë persona me personalitet të tillë kanë vështirësi për t’u shprehur përballë. Kjo është gjithashtu arsyeja se pse shumë shkrimtarë të mëdhenj, kanë pasur këtë tip personaliteti.

    Janë të tërhequr nga personat e lënduar.

Ata shohin më të mirën tek personat e lënduar dhe duan t’i ndihmojnë për të mbyllur plagët e së shkuarës.

Sikundër çdo tip personaliteti ka pikat e veta të forta dhe të dobëta, ne thjesht duhet të kuptojmë se duke i ndihmuar të gjithë, pavarësisht tipit të tyre të personalitetit, ne i ndihmojmë ata të kenë marrëdhënie më të mira me personat e tjerë përreth tyre. / Bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...