Shumë e dobët, e qeshur dhe seksi me një fustan të shkëlqyeshëm dhe leopard. Kështu është shfaqur Adele, pothuajse e panjohur me 30 kilogramë më pak, të dielën në mbrëmje në festë pas Oscar të organizuar nga Beyonce dhe Yay-Z në Chateau Mormont
Në foton e ndarë në Instagram këngëtarja ka pozuar së bashku me gazetaren polake Kinga Ruysin që shkruan: ’Dje fola me Adelen… për këpucët”.
Këngëtarja e ‘Hello’, ishte shfaqur e dobësuar si për Krishtlindje, ashtu edhe në fillim të vitit, gjatë pushimeve në Caraibe në shoqërinë e miqve të saj Harry Styles dhe James Corden.
Jeta si një grua e divorcuar duket se i ka bërë shumë mirë Adeles, por ka nga ata që thonë që prapa dietës së saj drastike është mbi të gjitha vullneti për të qenë ‘një nënë e shëndetshme’ për djalin e saj Angelo, 7 vjeç
Ajo që është e sigurt është që në shumë pak kohë Adele ka transformuar trupin e saj duke humbur plot 30 kg. Të gjitha në sajë të një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme, duke hequr dorë gjithashtu nga ‘veset’ si alkooli, kafja dhe pijet e gazuara. Siç duket edhe nga fotot rezultati është i dukshëm nga të gjithë.