Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, momentalisht janë çifti më i ndjekur në Instagram: me 203 milionë ndjekës dhe 16.5 milionë. Edhe pse aktualisht janë çift i pamartuar, ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur, Alana Martina. Duke qenë një nënë e kujdesshme për vajzën dhe fëmijët e tjerë të Ronaldos, Georgina ‘paguhet’ për këtë punë. Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre. Sipas raportimeve të tyre, shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 në 100,000 euro.