Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë zonat veriore ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në Jug dhe pjesërisht në zonat Qendrore. Pasditja sjell fuqizim të vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në Jug dhe në zona të izoluara të Qendrës së territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe orëve të mesditës duke bërë që vlerat termike të luhaten nga 8 në 27˚ C. Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 3 ballë.
Evropa
Në 95% të sipërfaqes kontinentale Evropiane, dominon moti i kthjellët. Por vranësira dhe shira të përkohshëm do të ketë Evropa Juglindore si edhe në zona të izoluara të Mesdheut dhe Evropës Verilindore.