Zonat bregdetare dhe të ulëta dominohen kryesisht nga kthjellimet ndërsa vranësira kalimtare do ketë në Verilindje. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në gjithë vendin ku më të shpeshta, vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit ndërsa do të ruajnë vlera thuajse konstante gjatë orëve të mesditës. Era do fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi deri 50 km/h nga Veriu duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet mbi 3 ballë.