Rrjeti 'shpërthen' ndaj Beyonce dhe Jay-Z si shkak i talljes në këngën e tyre me abuzimin e Tina Turner

E Enjte, 25 May 2023 19:20

 

Beyonce dhe Jay Z janë kritikuar nga fansat e Tina Turner për referencën e abuzimit të yllit të ndjerë nga duart e bashkëshortit të saj Ike Turner, hit ky i viti 2013 titulluar “Drunk In Love”.

Në këngën në fjalë Jay këndon: “Unë jam Ike, Turner, kthehu / Bebe jo nuk luaj / Tani ha tortën, Anna Mae / Unë thashë haje tortën, Anna Mae” – gjë që çoi në një postim në Tëitter ku shkruhej: “Një shembull tragjik i talljes së Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”. 

 
 
Kjo lirikë i referohet një momenti aspak të këndshëm ku gjatë një darke me ish-bashkëshortin, teksa fansat i kërkuan autografin e saj dhe jo të tijin, ai e sulmoi duke i futur tortën në gojë dhe i tha: “Ha tortë, Anna Mae”.
 
 

Skena u përsërit në filmin biografik të vitit 1993, me titull “What’s Love Got to Do With It”, në të cilin një debat midis Tina-s (rol i luajtur nga luajtur nga Angela Bassett) dhe Ike (rol i luajtur nga Laërence Fishburne) abuzohet fizikisht dhe ai e detyron atë të hajë tortën që kishte porositur në një restorant.

Pas kësaj, disa përdorues të Twiter-it shkruanin se: “’Drunk In Love’ ishte një shembull tragjik i talljes së pakrahasueshme të Tina Turner dhe shpërfilljes së abuzimit të saj”.

 

Fansat reaguan në Twitter me statuse të shumta, me një që shkruante: “Ende nuk mund ta kapërdij faktin se Jay Z ka thënë ‘ha tortën Anna Mae, ha tortën’ në ‘Drunk In Love’. Kur kuptova se ishte referencë që Ike e detyroi Tinan të hante tortën gjatë një grindjeje mes tyre, një turp i madh”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...