Vijon dominimi i kthjellime në Veri dhe zonat Qendrore por vranësira kalimtare do të ketë ekstremi Jugor i vendit. Pasditja mbetet me vranësira kalimtare në Jug dhe zonat Lindore ndërsa në Veri dhe Qendër mbeten dominante kthjellimet.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.
Europa
Vijon moti i kthjellët në Europë, kryesisht në Perëndim dhe Qendër të saj. POR kthjellime dhe vranësira do të ketë në ekstremet Jugperëndim-Juglindje të Europës, ku priten shira të përkohshëm.