×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bëni gati valixhet/ Ja cilat janë 20 lagjet më trendi në Europë që duhet patjetër ti vizitoni

Diel, 22 Prill 2018 20:25

Cila është lagjja “më cool” e metropoleve të Kontinentit të Vjetër? Portali TravelSupermarket prezantoi “Hip Hangout Guide 2018”, klasifikimin e vendeve për të mos u humbur për ata që janë në kërkim të “tendencave të reja”.

Për këtë renditje u morën në konsideratë faktorë të ndryshëm: kultura, kreativiteti, numri i lokaleve dhe dyqaneve, oferta gastronomike, në raport me numrin e banorëve.

1.Miguel Bombarda, Porto (Portugali)

Në vend të 20 në këtë renditje është Miguel Bombarda, Porto (Portugali).

2.Portobello, Dublin (Irlandë)

Në vend të 19, Portobello në Gran Canal, një zonë me shumë dyqane dhe restorante të vogla. Pa diskutim është një ndër lagjet më të bukura në Dublin.

3.Ranelagh, Dublin (Irlandë)

Vendi i 18, Ranelagh, u pëlqen veçanërisht të rinjve për numrin e madh të pub-eve, restoranteve dhe parkun.

4.Alameda, Sevilje (Spanjë)

La Alameda de Hércules, ose ndryshe edhe Alameda (vendi i 17), është një shesh në Sevilja, pranë, nga një anë lumit Guadalquivir, dhe në anën tjetër lagjes Macarena. Është pak minuta larg qendrës tregtare të qytetit. Është një ndër vendet më të frekuentuara nga të rinjtë dhe turistët, por njëherë e një kohë ky shesh ka qenë ndoshta parku më i vjetër publik në Europë.

5.Kreuzberg, Berlin (Gjermani)

Në vendin e 16, Kreuzberg, ndahet në dy zona të mëdha, të quajtura Kreuzberg 61 e Kreuzberg 36. Kreuzberg është zemra e Berlinit në një lagje. Në klasifikimin e vitit 2017, ishte në vend të parë të renditjes së lagjeve më “cool” në Europë. Këtë vit nuk është as në ‘top 15’.

6.Miera Iela, Riga (Letoni)

Në vend të 15, Miera Iela (‘rruga e paqes’), një zonë e pasur me galeri, dyqane vintage, librari, lokale me muzikë ‘live”.

7.Savamala, Beograd (Serbi)

Në vend të 14, Savamala, zonë që shtrihet në rrëzë të urës Branko, që ndodhet pas stacionit qendror të Beogradit. Dikur ishte një nga zonat më të ndotura të kryeqytetit serb. Në dhjetë vitet e fundit është populluar ngadalë nga të rinjtë dhe artistët. Sot fabrikat e vjetra janë shndërruar në lokale, bare dhe hapësira për ekspozita. Është zona kulturore më kreative e qytetit.

8.Kalamaja, Talin (Estoni)

Në vend të 13, Kalamaja, pak hapa larg nga qendra e qytetit. Këtu të bien menjëherë në sy shtëpitë prej druri, rrugicat e qeta, tregjet e vogla, lokalet dhe dyqanet – të gjithë mikpritës, të bukur dhe të ndryshëm njëri nga tjetri.

9.Haga, Goteborg (Suedi)

Në vend të 12, pjesa më e vjetër e karakteristike e Goteborgut, është lagjja Haga, që daton në shekullin e 18-të. Dikur një zonë me shtëpi prej druri, sot është një nga zonat më ‘cool’, me shumë dyqane vintage dhe kafeteri.

10.Pangrati, Athinë (Greqi)

Pangrati është në juglindje të Athinës. Është një ndër lagjet më të mëdha dhe më të populluara të kryeqytetit të Greqisë. Këtu ndodhet edhe stadiumi Panathinaiko, një stadium i vjetër i restauruar në shekullin e 19-të.

11.Belleville, Paris (Francë)

Në vend të 10, Belleville, në pjesën lindore të Parisit. Dikur lagje e klasës punëtore, sot është një zonë e gjallë, gjithë ngjyra dhe shumëkulturore.

12.Erzsébetváros, Budapest (Hungari)

Në vend të 9, Erzsébetváros, ose zona VII, ndodhet në bregun e Pestit të Danubit. Në pjesën e brendshme është lagjja historike hebraike e Pestit. Këtu ndodhet edhe Sinagoga më e madhe në Europë.

13.Eilandje, Antwerp (Belgjikë)

Në vend të 8, Eilandje, ndodhet në veri të qytetit belg të Antwerp-it.

14.Psiri, Athinë (Greqi)

Në vend të 7, Psiri, në Athinë. E mbushur me rrugica të shumta, bare dhe lokale shumëngjyrësh, kjo lagje interesante ndodhet menjëherë në veri të rrugës Ermou. Në mbrëmje ky labirint rrugësh ndriçon nga mijëra drita.

15.Mariahilf, Vjenë (Austri)

Në vend të 6, Mariahilf, e cila gjallon nga njerëzit. Arkitektura heterogjene e bën të bukur të shëtisësh përgjatë rrugicave. Këtu atraksionet janë të shumta: Majolikahaus, Mariahilferkirche, shtëpia e Haydn dhe akuariumi Haus des Meeres.

16.Rosenthaler Platz, Berlin (Gjermani)

Rosenthaler Platz është një ndër zonat më të gjalla të Berlinit.

17.Bahnhofsviertel, Mynih (Gjermani)

Në vend të 4, Bahnhofsviertel, në jug të qytetit, mund të zhyteni në mikrokozmosin oriental-bavarez. Ju këshillojmë të provoni çajin turk në një nga baret e shumta.

18.Vesterbro, Kopenhagën (Danimarkë)

Në vend të 3, Vesterbro, jo shumë larg nga qendra e kryeqytetit danez dhe ish-lagje me drita të kuqe. Sot Vesterbo është një zonë me interes për të parë tendencat e fundit të qytetit.

19.Nørrebro, Kopenhagën (Danimarkë)

Në vend të dytë, lagjja e vjetër mjaft e njohur Nørrebro, sot është mbretëri e rinisë trendi mes butikëve, bareve mjaft të frekuentuar, hapësirave të reja për artistët, antikuarëve dhe një programi të pasur me nisma kulturore.

20.Langstrasse, Zyrih (Zvicër)

Në vend të parë, ish-lagjja me drita të kuqe e Zyrihut. Sot Langstrasse është e famshme për kuzhinën ndërkombëtare, jetën e gjallë të natës dhe jetës së metropolit. Këtu ndodhen edhe shumë lokale, njëri pas tjetrit, diskoteka dhe dyqane të hapur 24 orë në 24.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...