Eksperiment/ Mbahet në jetë truri pa trup

Premte, 27 Prill 2018 11:20

Truri i derrave është mbajtur gjallë edhe jashtë trupit për herë të parë si pjesë e një eksperimenti shumë kontradiktor. Truri i qindra derrave mbijetoi për më shumë se 36 orë pasi iu pre koka kafshëve. Eksperimentet mund t’i hapin rrugë transplantëve të trurit dhe një ditë mund të mundësojnë pavdekshmërinë e qenieve humane, duke  bashkuar trurin tonë me sisteme artificiale pas vdekjes së trupit.

Dr. Nenad Sestan, që drejtoi ekipin e Universitetit Yale, paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.

Shkencëtarët arritën të hiqnin me sukses kokën e rreth 100-200 derrave dhe i mbajtën ato gjallë edhe pas shkëputjes së trupit.

Organet u lidhën me një sistem të mbyllur që shkencëtarët e quajtën ‘BrainEX’, që mbushën pjesët kryesore me gjak të pasur me oksigjen artificial për t’i mbajtur në jetë.

Në atë që dr. Sestan e përshkruan si “marramendëse” apo rezultat i  “paparashikuar”, miliarda qeliza në tru u mbajtën të gjalla dhe të shëndetshme. Ai thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre. /shëndeti/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...