Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në Veri dhe Qendër.
Edhe pasditja vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku shira të përkohshëm mbeten prezent në Veri dhe pjesërisht në Qendër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar mbi 31°C.
Era do të fryjë mesatare por më e fortë në Jug, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Europa Veriore mbetet me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, vranësira të shpeshta por shira të dobët priten në Europën Qendrore dhe Juglindore.
Por kthjellime të alternuara me vranësira të shpeshta dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian.