Një grup prej 5 asteroidësh pritet të “rrwqethin” Tokën gjatë kësaj të diele, njëri prej të cilëve më i madh sesa Katedralja “St Paul” e Londrës.
NASA njoftoi se shkëmbinjtë hapësinorë do të nisnin fluturimin rreth orës 10:29 të mëngjesit, për t’iu afruar mw pranw Tokës në 21:15 të darkës.
Agjencia parashikon se i pari që do të pwrafrohet është “2013 US3”, më i madhi i asteroidëve me një perimetër rreth 360 metra. Sa i përket gjatësisë, ai është mbi trefishi i Katedrales së “St Paul”-it, që fund e krye rezulton 111 metra e lartë. Ai pritet të ketë një shpejtësi prej 27.600 km në orë.
Më vonë do të nisë afrimin me planetin tonë “2018 GO4”, në 12:34 pas mesdite, me perimetër rreth 68 metra. Në mbrëmje, shkëmbi “monstër” i njohur me emërtesën “2018 GY1” pritet të afrohet rreth orës 18:20. Ky i fundit thuhet të ketë një perimetër rreth 240 metrash, që është më i madh sesa “Golden Gate Bridge” në San Francisco, me lartësi 227 metra nga sipërfaqja e ujit e deri në krye të kullave.
Në fund, asteroidi “2018 FV4”, në orën 19:13, dhe ai “2002 JR100”, në orën 21:15.
Për fat të mirë, më i afërti i tyre do të jetë “2013 US3”, në një distancë prej 2.4 milionë miljesh larg. Por, ky grup ka tërhequr vëmendjen e NASA-s, saqë i ka përfshirë në një studim me 4 të tjerët.
Asteroidi më i shpejtë do të jetë “2018 GYI”, që do t’i drejtohet Tokës me një shpejtësi marramendëse prej 60 mijë km në orë./ Tch