“Unë besoj tek femrat e forta. Unë besoj tek femra që është e aftë të ngrejë krye për veten e saj. Unë besoj tek femra që nuk ka nevojë të varet nga i shoqi i saj. Unë besoj se nëse ke probleme, si një femër ti ia del me to, nuk luan rolin e viktimës dhe as ia hedh dikujt fajin për problemet e saj. Ti lufton dhe ia del. Ti e përballon botën me kokën lart dhe e mban universin në zemrën tënde”. C. JoyBell C.
Çdo femër e fortë është mësuar t’ia dalë mbanë e vetme, pa pasur shumë duar të zgjatura për ndihmë drejt saj. Femrat e forta janë guximtare, të bukura dhe nuk ndalen përpara sfidave të jetës. Disa nga arsyet se pse marrëdhëniet e tyre nuk rrjedhin si gjithë të tjerat, janë:
- Ato nuk janë në kërkim të një marrëdhënieje për t’i shpëtuar. Femrat e forta kanë mësuar që të vogla se për t’ia dalë mbanë, duhet të përpiqen të vetme dhe t’i arrijnë gjërat vetë.
- Femrat e forta e dinë çfarë duan. Ato nuk e shpenzojnë kohën në marrëdhënie të kota, të cilave u dihet data e skadencës. Gjithashtu, ato largohen sa më parë edhe nga marrëdhëniet toksike.
- Femrat e forta i shohin marrëdhëniet si një marrëveshje e barabartë mes dy personave. Ato nuk presin që personi që kanë në krahë, të bëjë çdo gjë për to. Përkundrazi, i thonë atij të mbajë vendin e tij dhe vetë përpiqen t’i arrijnë vetë gjërat që duan në jetë.
- E dinë se si t’i përballojnë emocionet e tyre. Femrat e forta edhe përballë emocioneve të forta, e dinë se si ta mbajnë veten dhe t’i përballojnë ato në mënyrën e duhur.
- Nuk i tremben konflikteve. Nëse diçka ndodh midis saj dhe bashkëshortit të saj, ajo nuk heziton për ta kthyer atë gjë në një debat të vërtetë me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes të dyve.
- E shohin marrëdhënien si një skuadër. Edhe për to jeta ka rezervuar probleme dhe vështirësi, por në një çift ato përpiqen që problemet t’i zgjidhin bashkë, sepse për to lidhja apo martesa janë një formë skuadre ku të dy personat duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin që lidhja të ecë përpara.
- Nuk bëhen lehtë xheloze. Nëse ke arritur të fitosh besimin e një femre të fortë, mos bëj gjëra të nxituara për ta humbur atë, sepse nuk ke për rifituar lehtë besimin e saj.
- Ato nuk janë në kërkim të diçkaje të zakonshme. Femrat e forta nuk po kërkojnë dikë që ta duan, por dikë që t’i plotësojë. Ato duan shpirtin binjak, asnjë më pak se atë, sepse e dinë që meritojnë dikë me vlerë në jetë.
- Femrat e forta largohen nga negativiteti. Ato tërhiqen nga ndjenjat pozitive, pasi kanë kaluar plot ngjarje të trishta në jetë, të cilat i kanë forcuar. Kjo është arsyeja pse nuk duan një arsye më tepër për të rënë pre e mendimeve negative, por përpiqen të rrethohen nga njerëz pozitivë që u japin shpresë të vazhdojnë përpara.
- Ato kanë synimet dhe ëndrrat e tyre. Një femër e fortë nuk ka nevojë për një mashkull që t’i ushqejë, apo t’i udhëzojë lidhur me drejtimin që duhet të marrin në jetë. Ajo e di shumë mirë se ku duhet të mbërrijë dhe e llogarit se çfarë rruge duhet të ndjekë për të arritur atje dhe do që edhe partneri i saj të ketë jetën, synimet dhe ëndrrat e veta. Me pak fjalë, të jetë i pavarur.