Spondiliartroza, si ta trajtojmë pa mjekim

E Enjte, 17 May 2018 13:23

Një shkrim nga fizioterapisti Petrit Drini

Spondiliartroza, ose artriti i shtyllës kurrizore, mund të prekë çdo komponent të shtyllës kurrizore. Për të kuptuar se si dhe pse, është e rëndësishme që të kuptohet anatomia e përgjithshme e shtyllës kurrizore.

Shtylla kurrizore është e ndarë në zona: qafa (pjesa cervikale e shtyllës kurrizore), mesi i kurrizit (pjesa torakale e shtyllës kurrizore), dhe pjesa e poshtme e kurrizit (pjesa lumbare e shtyllës kurrizore). Në fund të shtyllës kurrizore ndodhet sakrumi dhe coçyx, që zakonisht quhet “kërbishti”. Spondiliartroza mund të ndodhi në të gjitha pjesët e shtyllës kurrizore.

Kockat në shtyllën kurrizore quhen vertebra, dhe ndodhen 33 vertebra në shtyllën kurrizore.

Pjesa cervikale: Vertebrat në qafë emërtohen C1-C7, që do të thotë se ju keni 7 vertebra në këtë zonë.

Pjesa torakale: Ka 12 vertebra në pjesën torakale, të cilat kalojnë nga shpatullat deri në mes (T1-T12).

Pjesa lumbare: Ka 5 vertebra në pjesën e poshtme të shtyllës, pjesën lumbare (L1-L5).

Sakrum/coccyx: Sakrumi është i përbërë prej 5 vertebrave që janë të ndërlidhura si një kockë e vetme. Coccyx janë kocka shumë të vogla të ngjitura në fund fare të bishtit të shtyllës kurrizore (kërbishti).

Ndërmjet vertebrave, ndodhen disqet. Këto veprojnë si absorbues të lëvizjeve, ndërsa shtylla kurrizore lëviz. Çdo disk përbëhet nga një unaze e jashtme fibroze dhe një lëndë në forme xheli që ndodhet në mes. Procesi i moshimit i transformon disqet dhe i bën ato më pak të mundura për të absorbuar lëvizjet. Ndërsa mosha kalon, disqet e ndërmjetme bëhen më të prirur ndaj problemeve; ato mund të dalin jashtë zonës.

Së bashku, vertebra dhe disqet krijojnë një tunel mbrojtës (kanali i shtyllës kurrizore) për të krijuar vend për palcën kurrizore dhe nervat e shtyllës kurrizore. Këto nerva kalojnë poshtë në qendër të vertebrës dhe dalin jashtë në drejtim të pjesëve të ndryshme të trupit, ku ju ndihmojnë të ndjeni dhe të lëvizni.

Shtylla juaj kurrizore ka gjithashtu fasheta për vertebrat, të cilat janë në pjesën e pasme të vertebrave. Këto artikulacione, si gjithë të tjerat në trup, ndihmojnë lëvizjen dhe janë shumë të rëndësishme për fleksibilitetin tuaj. Spondiliartroza që prek artikulacionet quhet osteartriti, i cili është forma më e zakonshme e artritit në Amerikë.

Vertebrat e shtylles kurrizore janë të mbështjella me kartilazh (kërce), i cili mbron kockat gjatë lëvizjeve. Pa kartilazhin, kockat tuaja do të fërkoheshin në mënyrë të dhimbshme. Fatkeqësisht, kartilazhi mund të preket nga dëmtimi i përgjithshëm në shtyllën kurrizore. Kjo ndodh kur zgjatimet kockore (osteofitet) formohen ndërsa trupi juaj përpiqet që të riparojë vetveten.

Kurrizi juaj ka dhe muskuj, ligamente, tendina dhe enë gjaku. Muskujt janë tufëza indesh që i japin fuqi lëvizjes suaj. Ligamentet janë fasha të forta dhe fleksibël prej indi fibroz që lidhin kockat bashkë dhe tendinet lidhin muskujt me kockat. Enët e gjakut sigurojnë ushqyesit. Këto pjesë punojnë të gjitha bashkë për të ndihmuar lëvizjen tuaj.

Shkaqet e spondiliartrozës

Plakja është shkaku kryesor i spondiliartrozës, e njohur gjithashtu si artriti i shtyllës kurrizore. Ne e vendosim trupin tonë në shumë stres çdo ditë dhe përgjatë viteve. Kjo gjë mund të ndryshojë struktura të ndryshme të shtyllës kurrizore. Vertebrat dhe struktura të tjera të shtyllës kurrizore janë duke u degjeneruar (vjetëruar) edhe përpara se ju të filloni të ndjeni simptomat e spondiliartrozës – dhimbje dhe bllokim, për shembull.

Shkaqet dhe efektet

Shkaku kryesor është plakja, por mënyra se si plakja ndikon në shtyllen kurrizore mund të çojë në ndryshime dhe probleme të tjera. Spondiliartroza është një kaskadë: ndodh një ndryshim anatomik, i cili shkakton më shumë degjenerime dhe ndryshime në strukturat e shtyllës kurrizore. Këto ndryshime kombinohen për të shkaktuar kështu spondiliartrozën dhe simptomat e saj.

Sëmundja e degjenerimit të disqeve

Zakonisht, pjesa e parë e shtyllës kurrizore që dëmtohet janë disqet ndërmjet vertebrave. Për këtë arsye, pacientet me spondiliartrozë shpesh kanë sëmundjen e degjenerimit të disqeve. Efektet e këtyre dy problemeve të shtyllës kurrizore janë shumë të lidhura.

Ndryshimet fillojnë në disqe, por rrjedhimisht procesi i plakjes prek edhe segmente të tjera të lëvizjes. (disqet dhe fashetat e vertebrave konsiderohen segmente të lëvizjes, që do të thotë që ndihmojmë procesin e lëvizjes). Me kalimin e kohës, strukturat e kolagjenit (proteina) e unazës fibroze (që është shtresa e jashtme e diskut) ndryshon. Gjithashtu, molekulat që përthithin ujin – rrjedhimisht uji- në disqe reduktohet. Të dyja këto ndryshime reduktojnë mundësinë e diskut për të përballuar lëvizjen e kurrizit.

Nëpërmjet degjenerimit, disku bëhet më pak sfungjeror dhe më tepër i hollë. Nje disk i holluar nënkupton që hapësira ndërmjet vertebrave sipër dhe poshtë diskut bëhet më e vogël, gjë që shkakton një problem të ri, lidhur me fashetat e vertebrave (strukturat që mbërthejnë vertebrat). Këto ndihmojnë në stabilizimin e shtyllës kurrizore dhe nëse disku humbet lartësinë, ndryshon dhe mënyra e lëvizjeve të fashetave të vertebrave. Më pas kartilazhi që mbron fashetat fillon të dëmtohet dhe dobësohet, duke shkaktuar irritim dhe inflamacion të rrënjëve të nervit të shtyllës kurrizore. Pa kartilazhin (kërcin), fashetat e vertebrave lëvizin shumë: ato mund të bëhen më të lëvizshme seç duhet.

Lëvizja anormale e shtyllës kurrizore

Kjo lëvizje e tepër shkakton një tjetër ndryshim në shtyllën kurrizore. Ajo përpiqet të ndalojë lëvizjen me anë të rritjeve të elementeve kockore të quajtura zgjatime kockore (osteofite). Fatkeqësisht, zgjatimet kockore ndonjëherë ngacmojnë strukturat e nervit duke shkaktuar dhimbje. Zgjatimet kockore mund të ngushtojnë hapësirën për palcën kurrizore dhe nervat – ky çrregullim quhet stenozë e shtyllës kurrizore. Sëmundja e degjenerimit të disqeve nuk shkakton stenozë të shtyllës kurrizore tek çdo person, por është diçka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm nëse keni spondiliartrozë.

Roli i gjenetikës

Gjenet tuaja mund të shkaktojnë gjithashtu spondiliartrozë. Ju mund të jeni i prirur për dëmtimin e madh të vertebrave dhe disqeve. Kështu, nëse dikush në familjen tuaj ka ose ka patur spondiliartrozë, ju gjithashtu mund të zhvilloni dhimbje në kurriz ose në qafe që lidhet me spondiliartrozën.

Rëndësia e stilit të jetës

Së fundi, mënyra se si jetoni mund të shkaktojë spondiliartrozë. Pirja e duhanit ndikon keq në disqet tuaja dhe mund të shkaktojë përshpejtim të degjenerimit. Pirja e duhanit në fakt ul sasinë e ujit në disqe dhe uji është pjesa që ndihmon diskun për të absorbuar lëvizjen. Duke pasur më pak përbërje uji, disqet mund të dëmtohen më shpejt.

Parandalimi dhe lehtësimi i spondiliartrozës

Ju nuk mund të ndaloni procesin e plakjes në trupin tuaj, por mund të bëni shumë për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të shtyllës kurrizore. Duke ndjekur këshillat më poshtë, ju mund të gëzoni një shtyllë kurrizore të shëndetshme në çdo moshë!

  • Ndiqni planin e ushtrimeve dhe këshillat e fizioterapistit .
  • Uluni dhe qëndroni siç duhet.
  • Mësoni që të ngrini peshat në mënyrën e duhur.
  • Kryeni ushtrime rregullisht.
  • Mbani dhe ruani një peshë të shëndetshme të trupit.
  • Hani shëndetshëm (një dietë të balancuar me pak yndyrna dhe të pasur me fruta dhe perime).
  • Ndaloni së piri duhan.
  • Shmangni konsumimin e tepërt të alkolit.
  • Pushoni mjaftueshëm.

Fakte dhe këshilla për spondiliartrozën

Spondiliartroza në përgjithësi zhvillohet tek personat mbi 40 vjeç, por kjo nuk do të thotë që nuk prek personat më të rinj gjithashtu.

Nëse keni një dhimbje që vjen duke u shtuar, mund t’ju rekomandohet pushim në shtrat. Por nuk duhet të qëndroni gjatë shtrirë, pasi pushimi i tepërt nuk rekomandohet më për dhimbjen e kurrizit.

Spondiliartroza njihet gjithashtu si osteoartriti ose si artriti i shtyllës kurrizore.

Spondiliartroza është një proces degjenerues. Të gjithë mund të kemi një shkallë të spondiliartrozës, por mund të mos shkaktoje dhimbje ose simptoma te tjera. Gjithçka varet nga zona se ku spondiliartroza ka prekur shtyllën kurrizore.

Meshkujt në përgjithësi preken nga spondiliartroza më shpejt se femrat.

Fizioterapia për spondiliartrozën

Në spondiliartrozë (osteoartriti i shtyllës kurrizore), rruazat e shtyllës kurrizore nuk lëvizin dhe aq mirë për shkak të ndryshimeve të shkaktuara prej moshës në shtyllën kurrizore, e ngjashme kjo me artritin. Kjo mund ta bëjë lëvizjen shumë të dhimbshme për shkak të reduktimit të lëvizjes në shtyllën kurrizore. Doktori mund t’ju rekomandojë fizioterapinë si pjesë të planit të trajtimit pasi një fizioterapist mund t’ju ndihmojë për të ruajtur dhe rritur lëvizshmërinë, t’ju mësojë mënyra se si të lehtësoni dhimbjen, të forconi muskujt e shtyllës kurrizore dhe të tërhiqni muskujt që mund të shtojnë shtypjen e nervave në shtyllën tuaj.

Fizioterapia përfshin tre pjesë kryesore: edukimi, trajtimet pasive dhe trajtimet aktive. Një fizioterapist përdor trajtimet pasive për t’ju relaksuar ju dhe trupin tuaj dhe për të lëhtesuar dhimbjen akute ose inflamacionin. Këto quhen pasive pasi ju nuk merrni pjesë në mënyrë aktive. Nëse keni dhimbje akute, me shumë mundësi do të filloni me trajtime pasive që trupi të shërohet dhe/ose i përshtatet dhimbjes. Megjithatë, qëllimi i fizioterapisë është që të kalohet në trajtimet aktive. Këto janë ushtrime terapeutike që forcojnë trupin tuaj në mënyrë që shtylla kurrizore të ketë më tepër mbështetje.

Trajtimet pasive për spondiliartrozën

Fizioterapisti mund të kryejë këto trajtime pasive:

Masazhi i indeve të thella: Kjo teknikë përdoret për spazmat dhe tensionin kronik në muskuj që mund të jetë grumbulluar si pasojë e stresit të përditshëm. Ju mund të keni spazma ose tension në muskuj për shkak të tërheqjeve të tendineve ose ligamenteve. Fizioterapisti përdor presion direkt dhe fërkim për t’u përpjekur që të çlirojë tensionin në indet tuaja të buta (ligamente, tendine, muskuj).

Terapia me të ngrohtë dhe të ftohtë: Fizioterapisti juaj mund të alternojë terapitë ndërmjet të ngrohtit dhe të ftohtit. Duke përdorur të nxehtin, fizioterapisti synon që të sjellë më shumë gjak në zonën e prekur dhe qarkullimi i rritur i gjakut sjell më shumë oksigjen dhe ushqyes në atë zonë. Gjaku gjithashtu është i nevojshëm për të larguar mbetjet që krijohen prej spazmave muskulare dhe ndihmon në shërim.

Terapia me të ftohtë ngadalëson qarkullimin, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit, spazmave muskulare dhe dhimbjen. Mund të vendosni një paketë të ftohte mbi zonën e prekur, ose mund të ushtroni një masazh me akull. Një alternativë tjetër trajtimi me të ftohtë është përdorimi i sprajeve specifike (fluoromethane) që ftohin indet. Pas terapisë me të ftohtë, fizioterapisti mund të punojë me të tërhequr muskujt e prekur.

Stimulimi elektrik: Teknika TENS stimulon muskujt nëpërmjet një rryme elektrike të variueshme (por të sigurt). Ndihmon në reduktimin e spazmave muskulare dhe mund të rrisë prodhimin e endorfinës në trup (lehtësuesi natyral i dhimbjes). Mund të largojë inflamacionin duke ndikuar në shërimin, relaksimin dhe ri-edukimin e muskujve të përfshirë.

Trajtimi aktiv për spondiliartrozën

Në pjesën aktive të fizioterapisë, fizioterapisti ju mëson ushtrime të ndryshme për të përmirësuar fleksibilitetin, fuqinë, stabilitetin kryesor dhe një gamë lëvizjesh. Programi i fizioterapisë është i personalizuar dhe merr parasysh shëndetin dhe historikun e tij. Ju mund të mësoni rreth mekanikës së trupit – si të lëvizni trupin në mënyrë që të mos shtoni dhimbjen. Do të mësoni si të shmangni pozicione që e përkeqësojnë dhimbjen. Gjithashtu mund të mësoni për korrigjimin e posturës dhe si të qëndroni në mënyrë korrekte gjatë punës.

Pjesa aktive e fizioterapisë ju ndihmon për të mësuar se si “të kujdeseni vetë”. Vetëkujdesja ju jep fuqinë për të bër kujdes me trupin nëpërmjet parimeve dhe zakoneve të mira.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 13:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...