Bruce Campbell po jeton ëndrrën e tij pas daljes në pension, atë të jetuarit në një avion të tërin për vete, në mes të pyllit.
Ish-inxhinieri 68-vjeçar jeton në një hapësirë të çuditshme në bordin e një Boeing 727-200 të cilin e zhvendosi nga Greqia në parcelën e tij prej 10 hektarësh jashtë Portlandit në Oregon. Dhe për këtë ëndërr që tashmë e bëri realitet Bruce Campbell iu desh të shpenzojë 220 mijë dollarë.
68-vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. “Nuk do të martohem asnjëherë dhe nuk do të kem fëmijë.
Unë tani jam 68 dhe tashmë është shumë vonë, por edhe më parë nuk kam dashur të martohem e të kem fëmijë. Më pëlqen romanca, dashuria dhe të shijoj jetën aq sa civilizimi më lejon. Për mua martesa është si pengmarrje.”- thotë Campbell. /bw/