Interneti është zhvilluar dhe po ecën me shumë hapa të mëdhenj. Njerëz të famshëm dhe të thjeshtë po përdorin mekanizma të rrjeteve sociale për të gjeneruar të ardhura nëpërmjet reklamave dhe postime. Këto të ardhura vijnë më shumë tek personat që kanë më shumë ndjekës në profilet e tyre në rrjete sociale, veçanërisht në Instagram.
Disa nga editorët e Vogue kanë hedhur poshtë termin ‘blogger’ duke thënë se ata janë fundi i zinxhirit për stilin, duke vënë në pikëpyetje këtë industri.
Por a ka një ndryshim midis një influencueseje dhe një bloggere?
Ndërkohë që blogger-et konsiderohen edhe si influencuese për shkak të numrit të lartë të ndjekësve shumica e influencueseve në Instagram nuk janë blogger. Tashmë të jesh një blogger është bërë diçka mjaft nomale.
Ndërsa termi ‘influencer’ është fjala e re për të thënë ‘It-Girl’ pasi janë njerëz që kanë fituar popullaritet vetëm nga statusi social që kanë. Janë njerëz që ftohen gjithmonë në festat më të bukura dhe kanë mjaftueshëm ndjekës sa për të krijuar të ardhura. Kjo kategori është kategoria që përcakton trendet pa i analizuar ato, pa shkruajtur për to ashtu si bëjnë blogger-et.