Nëse do të kishte një veshje, që mund ta mbanit nga mëngjesi deri në darkë, pa u shqetësuar nëse do të keni veshur gjënë e duhur, ai është fustani i gjatë ! Të lehtë, praktikë, duket se kjo zgjedhje është e duhura për ditët e nxehta të verës dhe mbrëmjet buzë detit.
Mjafton t’i vishni me aksesorët e duhur dhe ky fustan do të ndryshojë si një kameleon! Zgjidhni materialet e lehta që ju mbajnë freskët dhe stina e pranverës dhe verës ju lejon të luani me ngjyrat, printet! Lulet, vijat, pikat apo frutat rrinë mjaft bukur dhe plotësuar me aksesorët si kapelat, çantat e kashtës, sandalet, ju do të dukeni sikur keni dalë nga faqet e një reviste mode.
Prerja duhet të jetë përshtat formës së trupit e mundohuni që kjo e fundit të mbulojë defektet e trupit ! Ja disa nga modelet më të bukura të fustaneve të gjatë dhe disa ide si t'i kombinoni.